Kulturë

Artisti nga Kosova merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, realizoi mozaikun e Mbretëreshës Elizabeth II

Artisti shqiptar Alkent Pozhegu, i njohur për mozaikët e veçantë dhe artistik, mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Kjo pasi Pozhegu, realizoi një mozaik të Mbretëreshës Elizabeth II, pas vdekjes së saj.

“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë” – tha ai.

Pozhegu, ka realizuar edhe shumë mozaikë të figurave të mëdha, si Nëna Terezë, Adem Jasharin, Rita Orën, Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky e të tjerë.

Ndërkaq, kujtojmë që Pozhegu gjithashtu theu rekordin e parë Guinness në vitin 2014 me portretet e Messit dhe Kristiano Ronaldos, në vitin 2017 theu rekord me portretin e Rita Orës e cila ishte 300 m2 dhe duke vijuar në vitin 2019 me përmasa 500 m2 me portretin e Donlad Trampit.