Kulturë

Artisti nga Kosova anëtarësohet në asociacionin ndërkombëtar të dizajnit në Belgjikë

Artisti nga Kosova, Rrezart Galica është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar për Dizajn e Kulturë Kinë-Evropë, (CEIDA) në Antwerp të Belgjikës.

CEIDA është një platformë ndërkombëtare e dizajnit dhe  kulturës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë asosacioni në rrjetin social Facebook.

Galica është profesor në kurset Multimediale dhe Dizajn Ndriçimi.

Ai ka qenë aktiv në fushën e arsimit të artit dhe dizajnit që nga përfundimi i programit të doktoratës.

“E mirëpresim edhe një herë në CEIDA, një platformë ndërkombëtare për art dhe dizajn, dhe për të kontribuar në shkëmbimin e kulturave të artit dhe dizajnit në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

Galica është gjithashtu themelues i Akademisë Multimediale.