Rozë

Arta Nitaj pjesë e Big Brother Vip Kosova?

Modelja, Arta Nitaj,

Formati Big Brother Vip Kosova do të nisë së shpejti.

Ani pse ende herët emrat e pjesëmarrësve veç kanë filluar të përfliten në mediat rozë.

Së fundmi, Liberta Spahiu ka hapur një pyetësor ku një nga pyetjet ishte se kë ka dëshirë ta shoh në BBVK.

Ajo ka përmendur emrin e modeles Arta Nitaj, e cila më pas e shprëndau në profilin e saj me një mbishkrim interesant duke shtuar dyshimet.

“Mos ma luhatni mendjen aloo”, shkruan modelja nga Peja duke bërë kështu lëmsh mendjet e ndjekësve.

Arta u bë e njohur gjatë kohës ku luante rolin e Xhesikës në serialin vendor “O sa mirë”./Shqip.com