Sport Ndërkombëtar

“Arsyeja” e çuditshme sipas së cilës Interi do ta mposhtë Manchester Cityn

FOTO: corrieredellosport
FOTO: corrieredellosport

Një teori interesante e tifozëve ka “zbuluar” se Inter Milan do të mposhtë Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve.

City u kualifikua në finale, pas fitores (4-0) spektakolare ndaj Real Madridit.

Interi, ndërkohë, largoi rivalët AC Milan për t’u kualifikuar në finale për herë të parë që nga viti 2010 nën Mourinhon.

Një tifoz ka dalë me një teori të çuditshme se pse Interi do të mundë Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.

Pavarësisht suksesit të tyre në vitet e fundit, Manchester City ende nuk ka shijuar lavdinë e Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

City ishte afër fitimit të garës në vitin 2021, por dështoi kundër rivalëve të Premier League, Chelsea në finalen e luajtur në Estadio do Dragao në Portugali .

Dhe duket se gjigantët anglezë do të duhet të presin edhe pak para se të vendosin duart mbi trofeun prestigjioz.

Kjo është sipas një teorie të zhvilluar nga një tifoz, i cili pretendon se Interi do të mundë Man Cityn në finale, sepse ata kanë një kroat në skuadrën e tyre.

Sportbible, duke cituar teorinë, raporton se një lojtar nga Kroacia është paraqitur në çdo skuadër fituese të Kupës së Ligës së Kampionëve në 10 vitet e fundit.

/Shqip.com