Lajme

Arsimi ende në grevë, Qeveria e SBASHK-u nuk lëshojnë pe

Ilustrim

Është bërë një muaj prej se ka nisur greva e përgjithshme në arsm.

Kryetari i Sindikatës të Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj vazhdon të thotë që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

Nga kjo sindikatë thonë se presin presin të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

Në anën tjetër, i palëkundur karshi qëndrimeve të tij qëndron kryeministri Albin Kurti

Shefi i ekzekutivit kishte deklaruar më 25 shtator se pret që mësimi të fillojë sa më parë ndërsa sindikalistët i ka quajtur “sindikalist të PAN-it”.

“Është për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng. Për përshtypjen time të fuqishme, në të gjitha takimet që kemi pasur, bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar, prej sindikalistëve të PAN-it, të cilëve iu është ndalur sahati më 5 qershor 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it. E tash dëshirojnë që t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë, duke e bërë grevën armë kundër qeverisë”, u shpreh ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe SBASHK-u, duke thënë se një deklaratë e tillë nuk ka asnjë argument të bazuar.

“Deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it ka krijuar indinjatë të grevistët dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë . Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi”, thuhej në reagimin e SBASHK-ut.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre./Shqip.com