Arsenal pas portierit të Barcelonës
Publikuar:
(05.07.2021 12:40:59)
Skuadra angleze, Arsenal është favorit për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Neto, transmeton Shqip.com.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barça po kërkon në mënyrë aktive të shesë një mori lojtarësh në mënyrë që të zvogëloi faturën e pagave, dhe Neto është ndër lojtarët në dispozicion për transferim.
Interesim në të kaluarën për 31 vjeçarin kishin shprehur Everton dhe Roma, por besohet se agjenti i tij tashmë ka hapur bisedimet me Topçinjët rreth një marrëveshje të mundshme.
Neto u transferua te Barcelona në vitin 2019 nga Valencia, dhe që atëherë ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje./Shqip.com