Lajme

Arrestohet Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi është arrestuar nga EULEX-i.

Familjarët e tij, kanë thënë për mediat se Mustafa është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë, derisa i njëjti pati thënë se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta.

Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Remi, që ka qenë deputet i PDK-së vite më parë, dyshohet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, për krime lufte.

/Shqip.com