Lajme

Arrestohet pjesëtari i FSK-së, sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe kanosi zyrtarët policorë

Uniforma e ushtarëve të FSK-së

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar gjatë ditës së premte në Drenas, pasi dyshohet e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari nuk i ka respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë dhe të njëjtit i ka kanosur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Shqip.com