Lajme

Arrestohet pasi rrahu një 23-vjeçar në rrugë

Ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën pasi dyshohet se bashkë me një tjetër kanë sulmuar fizikisht një 23-vjeçar me inicialet N.P.

Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur më 09.08.2021, rreth orës 20:00, në fshatin Zebincë-Novobërdë, respektivisht në rrugën lokale që lidhë fshatrat Stanishor dhe Prekoc.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në mbajtje, ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

“Bazuar, në hetimet policore, lind dyshimi se pikënisje e rastit mund të ishte një ngjarje e më hershme (disa javë më herët) e ndodhur në një lokal në fshatin Strazhë, konkretisht një mosmarrëveshje në mes viktimës dhe të dyshuarit-ve”, thuhet në njoftimin për media./SHQIP.com