Lajme

Arrestohet një person në Istog, e rrahu dhe tentoi ta dhunoj një djal

Ilustrim

Një person është arrestuar në Istog pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një djali dhe ka tentuar ta dhunoj.

Siç ka njoftuar PK-ja ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

PK-ja ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Shqip.com