Lajme

Arrestohet një avokat, mori para nga një palë

Ilustrim
Foto ilustruese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një avokat, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë.

“I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, u bë e ditur se pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohet për 48 orë.

/Shqip.com