Lajme

Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar nga Austria

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Një person i kërkuar nga shteti i Austrisë është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Siç ka  njoftuar Policia e Kosovës, ndaj këtij personi kishte urdhëresë ndërkombëtare.

“Arrestohet një person i kërkuar nga shteti i Austrisë. Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra  të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare. Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com