Lajme

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e 71-vjeçares në Skenderaj

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një 71 -vjeçare në Skenderaj.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar”, kanë thënë nga Policia.

Lexo edhe:
Një i ri dyshohet se dhunoi 71-vjeçaren në Skenderaj

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com