Arrestohet aktori Rezart Veleshnja! I mori makinën shokut dhe e shiti për 200 mijë lekë…
Publikuar:
(13.12.2024 13:54:12)
Policia në Durrës ka ndaluar aktorin e humorit Rezart Veleshnja.
Sipas raportimeve, Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.
Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur’, thotë policia.
/Shqip.com