Lajme

Arrestohet 43-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e një personi në Mitrovicë

Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 43-vjeçar, i dyshuar me rastin e datës 12.08.2023 kur në rrugën e UÇK –së të Mitrovicës së Jugut ishte gjetur pa shenja jete viktima 65-vjeçar me inicialet S.M.

Policia ka njoftuar se në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës, e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.

/Shqip.com