Arrestohen tre serbë në Gjilan, policia u gjen 11 kg drogë

Tre shtetas serbë janë arrestuar gjatë së mërkurës në Gjilan, pasi u janë gjetur 11 kilogram substancë e dyshuar narkotike.
Siä5 bëhet e ditur në njoftimin e policisë, njësiti i antidrogës në Prishtinë pas pranimit të informacioneve në rrugë operative se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë ndërmarr veprime operative në teren ku kanë arritur që ta identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë (VR), e cila ndodhej parkuar në një lokacion.
“Më pastaj aty ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf, në të cilën ndodheshin tre persona, dhe nga kjo veturë ka zbritur një person që ishte ulur mbrapa dhe është afruar tek vetura e dyshuar Mercedes”.
“Zyrtarët e antidrogës kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit të mëtejmë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë”, thuhet në njoftimin për media.
Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira në konsultim me prokurorin kompetent Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan dhe gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur si prova materiale:
Një revole (C.Zastava, 9mm), një karikator (me 142 fishekë-9mm), një revole ( pa mbishkrim) dhe 34 fishekë-magnum, (cal 44mm).
Në konsultim me prokurorin kompetent tre të dyshuarit e arrestuar shtetas të Serbisë, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./SHQIP.com