Lajme

Arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë

Ilustrim/Policia e Kosovës
Ilustrim/Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë në Fushë-Kosovë.

Policia njofton se të arrestuarit janë të moshës 17, 18 dhe 23-vjeçare.

Tutje, njoftohet se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një pune hetimore, të cilën zyrtarët policorë të Fushë-Kosovës e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit.

“Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar: -dy thika -mulli për bluarjen e narkotikëve – pranga etj. Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

/Shqip.com