Arrestimi i Erion Veliajt, Berisha: Kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës
Publikuar:
(10.02.2025 17:45:07)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Përpara hyrjes në Kuvend, aty ku po mbahet seanca plenare, Berisha u shpreh se kjo është meritë e qytetarëve dhe opozitës.
“Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Opozita.
Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri“, deklaroi Berisha.
/Shqip.com