Sport Shqiptar

Arrestimi i Agim Ademit bën jehonë edhe në Serbi

agim ademi foto snapshot youtube

Arrestimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë jehonë edhe në Serbi.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është ndalur për 48 orë nga prokurori i shtetit.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet në paraburgim edhe për 48 orë, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe evazion fiscal”, ka shkruar Danas.rs, përcjell Shqip.com.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë muaj i zhvillon dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024” ndaj Izraelit në Tel Aviv dhe Andorrës në Prishtinë.

/Shqip.com