Sport Shqiptar

Armando Sadiku suksesshëm po vazhdon karrierën në Indi

Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen e skuadrës së tij, Mohun Bagan ndaj East Bengal, takim ky i vlefshëm për elitën në Indi.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 17-të, pas një asisti të Hamill.

Krosimi i këtij të fundit u shfytëzua në maksimum, me 32 vjeçarin Sadiku që pavarësisht dendësisë së lojtarëve kundërshtarë në zonë, “vodhi” kohën dhe “tundi rrjetën”.

Për futbollistin ky është goli i katërt në kampionat.

Deri më tani, ai ka luajtur 11 ndeshje, sakaq ka dhuruar edhe një asist.

Për Armando Sadikun është sezoni i parë në Indi, teksa më parë ka provuar kampionate të ndryshme si Poloni, Spanjë, Zvicër dhe Turqi.

/Shqip.com