Sport Shqiptar

Armando Broja, titullar në derbin e madh anglez

Trajneri i Chelseat, Pochetino ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar në derbin e Londrës ndaj Fulham, takim ky që vlen për javën e shtatë të kampionatit dhe mbahet në “Craven Cottage”.

Broja vjen pas një momenti mjaft të vështirë.

Ai hodhi pas shpine një dëmtim, që e la jashtë fushe për muaj të tërë.

Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat sonte, me Blutë e Londrës që besojnë shumë te aftësitë e shqiptarit.

Sa i takon takimit me Fulham, Broja do ketë mbështetjen e Palmer dhe Mudryk, ndërsa pas shpinës së tij qëndron Enzo Fernandez.

Mesfusha është e përbërë nga Caicedo dhe Gallagher.

Në prapavijë luajnë Disasi, Silva, Colwill dhe Cucurrela. Në portë është Sanchez.

/Shqip.com