Sport Shqiptar

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea, kjo është skuadra që ka shfaqur interesim për të

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror, shkruan Shqip.com.

Para pak ditësh, Broja ka nënshkruar kontratën e re me “The Blues” e cila do ta mbajë atë në Londër së paku deri në vitin 2026.

Mirëpo, duke parë se nuk mund të ketë minutazh të madhe me ekipin e parë, reprezentuesi i Shqipërisë mund të largohet drejt Udineses.

Fabrizio Romano raporton se klubi nga Serie A ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesin.

Armando Broja gjatë ndeshjeve para-sezonale me Chelsean

Ata kërkojnë ta huazojnë 19-vjeçarin, derisa edhe Chelsea pritet të pranojë ofertën e tyre, pasi te skuadra italiane do të kishte më shumë minutazh.

Skuadra angleze janë të pajtimit që ta huazojnë lojtarin në Itali, pasi kjo do ti ndihmonte atij të fitonte përvojë.

Një kalim në Serie A do t’i ndihmonte atij të arrinte qëllimin e tij që në të ardhmen të ketë më shumë minutazh me londinezët dhe të aktivizohej me ekipin e parë./Shqip.com