Armando Broja i dhuron fitoren e parë Southamptonit

U desh të pritej gjiroja e tetë që Armando Broja të niste nga minuta e parë një ndeshje me Southamptonin, por ja vlejti “barra – qiranë”.
Shtatëgjati i ka dhuruar ekipit anglez fitoren e parë këtë sezonë në Premierligë, me golin e shënuar kundër Leeds United, shkruan Shqip.com.
Në këtë takim, u desh të pritej deri në minutën e 53-të për të parë këtë gol, që ishte i vetmi i shënuar në 90 minuta.
Pas një asistimi të dhënë nga Nathan Redmond, Broja u gjet i vetëm me portierin e kundërshtarëve dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Pas kësaj fitore, Southamptoni ngritet në vendin e 15-të me shtatë pikë, ndërsa Leeds United është dy pozita më poshtë.
Armando, është vetëm 20 vjeçar, ndërsa është në pronësi të Chelseat.
Ky është sezoni i dytë radhazi që ai po e kalon në huazim, pasi sezonën e kaluar ishte te Vitesse.
Broja, po konsiderohet si e ardhmja e kombëtares shqiptare, ku së fundmi shënoi golin e fitores ndaj Hungarisë./Shqip.com