Lajme Botë

Arkivoli i Mbretëreshës fillon udhëtimin për në Katedralen e Shën Giles

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth ll ka filluar udhëtimin nga Pallati i Holyroodhouse në Edinburg deri në Katedralen e Shën Giles, me mbretin Charles III që drejton homazhet.

Fëmijët e tjerë të Elizabeth II – princ Edwards dhe Andrew, dhe Princesha Anne – po shoqërojnë Mbretin dhe Mbretëreshën, shkruan CNN.

Ata do të kalojnë pranë turmave të njerëzve që kanë rreshtuar rrugën e kryeqytetit skocez.

Mbretëresha do të varroset të hënën më 19 shtator./Shqip.com