Lajme Botë

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth ll mbërrin në Edinburg

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth ll

Kortezhi me arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II ka mbërritur në Edinburg pas një udhëtimi gjashtë orësh nga Balmoral.

Arkivoli i saj më pas do të vendoset në Katedralen St Giles të Edinburgut të hënën përpara se të niset për në Londër përpara funeralit të saj të hënën më 19 shtator.

Kortezhi i Mbretëreshës u largua nga shtëpia e saj në Balmoral rreth orës 10:00 të mëngjesit, duke u kaluar përmes Aberdeen dhe Dundee në fshatra dhe qytete të tjera, rrugës për në Edinburg, raporton BBC.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth ll

Princesha Royal – së bashku me bashkëshortin e saj Zëvendës-admiralin Sir Tim Laurence – shoqëruan arkivolin e Mbertëreshës gjatë udhëtimit gjashtë-orësh nga Balmoral në Edinburg.

Princesha Royal – së bashku me bashkëshortin e saj Zëvendës-admiralin Sir Tim Laurence

Ndërsa, turma të mëdha njerëzish kanë dalë për të parë udhëtimin e fundit të Mbretëreshës Elizabeth ll.

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur më 8 shtator në Balmoral në moshën 96-vjeçare.

Lexo edhe:
Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II përmes fotografive

Ajo, ka mbretëruar për 70 vjet, që është më e gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë.

Elizabeth ishte 25 vjeç kur u ngjit në fron./Shqip.com