Lajme

Arifi: Nëse marrëveshja e Ohrit shkon në Kushtetuese, bie automatikisht

Politologu, Dritëro Arifi
Politologu, Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi, tha se nëse marrëveshja e Ohrit shkon në Gjykatën Kushtetuese, automatikisht bie për shkak të preambulës.

Madje sipas tij, partitë opozitare janë treguar të zgjuara pasi në Gjykatë e kanë dërguar marrëveshjen e jo statutin.

Neni 10 në marrëveshje e rrëzon nenin 7. Neni 7 është shumë i palogjikshëm e i panevojshëm. Kjo marrëveshje nëse shkon në Gjykatë Kushtetuese bie për shkak të paragrafit në preambulë. Sepse kjo është marrëveshje politike”, ka thënë Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje, sipas tij, partitë opozitare janë treguar më të zgjuara se partia ish-opozitare.

Por, partitë opozitare janë treguar më të zgjuara se partia ish-opozitare. Sepse, ata kur e kanë dërguar në gjykatë, e kanë dërguar marrëveshjen jo statutin. Pra, statuti është më i rëndësishëm se marrëveshja”, ka thënë mes tjerash Arifi.

/Shqip.com