Ariana Lirey ‘i vë kapakun’ raportit me Don Xhonin
Publikuar:
(30.09.2023 09:51:23)
![](https://shqip.com/app/uploads/2023/06/640-0-1686321786xariana-lirey-dhe-don-xhoni-389.png)
Reperi i njohur Don Xhon dhe modelja ruse, Ariana Lirey kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe të komentuar pak kohë më parë, ku pas një shkëputje disa mujore u ribashkuan, madje pamë edhe një unazë në gishtin e modeles, por nuk e morëm vesh ‘kurrë’ se ndodhi në të vërtetë mes tyre.
Por së fundmi modelja ruse ka vendosur t’i zbulojë vetë këto dilema.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, njëri prej tyre e pyet nëse e do ende Don Xhonin dhe përgjigja e modeles dukej vendimtare.
![](https://shqip.com/app/uploads/2023/09/auto_postimi-adriana-300x5261696058032-1-584x1024.jpeg)
“Jo, dua lirinë time dhe jetën. Nuk më intereson”.
Duket se dyshja i kanë ndarë njëherë e mirë rrugët nga njëri-tjetri dhe për këtë gjë duket se modelja është e lumtur.
/Shqip.com