Argumentet përfundimtare/ Nga sulmi i Trump tek inflacioni dhe aborti, ja çfarë deklaroi Harris
Nënpresidentja e SHBA Kamala Harris ka paraqitur dje argumentet përmbyllëse të fushatës për Presidente në kryeqytetin e vendit, në Uashington, nga i njëjti vend ku ish-Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin përpara se mbështetësit e tij të sulmonin dhunshëm Kapitolin, më 6 janar të vitit 2021.
Ajo foli për shumë gjëra, por ja një përmbledhje e sjellë nga BBC.
Rëndësia e zgjedhjeve: Këto zgjedhje janë “ndoshta vota më e rëndësishme që do të hidhni ndonjëherë” dhe një “zgjedhje midis lirisë dhe kaosit”. Votuesit amerikanë mund të “shkruajnë kapitullin tjetër në historinë më të jashtëzakonshme të treguar ndonjëherë”.
Sulmi ndaj Trump: Donald Trump “qëndroi pikërisht në këtë vend gati katër vjet më parë dhe dërgoi një turmë të armatosur për të përmbysur vullnetin e popullit”. Trump ka një “listë armiqsh…”.
Aborti: Njerëzit kanë një “liri themelore” për të “marrë vendime për trupin e tyre”. U zotua të rivendosë mbrojtjen për aksesin ndaj abortit.
/Shqip.com