Sport Ndërkombëtar

Argjentina shkëlqeu në fushë, tifozja speciale në tribuna për të cilën flitet se ishte në lidhje me këtë futbollist të Kombëtares

Argjentina të shtunën mbrëma shkëlqeu në ndeshjen ndaj Australisë në 1/8 e finales ku Kombëtarja amerikano-latine kaloi tutje pas fitores me rezultat 2:1.

Përveç një loje të mirë, Argjentina mund të krenohet edhe me tifozët në tribuna.

Përpos që ka tifozët më të zjarrtë, skuadra e futbollit të Argjentinës mund të mburret edhe me mbështetjen e bukurosheve atraktive në Botëror.

Njëra prej tyre është parë të shtunën mbrëma në ndeshjen kundër Australisë (2:1), dhe është ylli i showbizit argjentinas Luciana Salazar, shkruan “TN”, pwrcjell Shqip.com.

Ajo e nisi karrierën e saj si top modele, më pas “kaloi” në televizion, u angazhua në aktrim dhe atje mori pjesë në disa “reality show”.

Ajo është 42 vjeçe dhe një herë ishte me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës në vitin 2006, kur i përkrahi nga tribunat.

Luciana u përfol në media për lidhjen me futbollistin argjentinas dhe anëtarin e Manchester City, Julian Alvarez, por këto pretendime nuk u konfirmuan kurrë nga asnjëra palë.

/Shqip.com