Sport Ndërkombëtar

Argjentina në festë, emocione që nuk harrohen

Argjentina është në festë sot derisa po i pret heronjtë e saj, të cilët triumfuan në Kupën e Botës.

Populli argjentinas është më i lumturi në botë sot derisa nëpër rrugët e Buenos Aires po parakalojnë heronjtë e tyre, të cilët e rikthyen trofeun e Botërorit pas 36 vjetësh pritjeje.

Tifozët u panë duke brohoritur, por kishte prej tyre edhe që qanin derisa i përshëndesnin lojtarët, të cilët parakalonin në një paradë me autobus të hapur.

Leo Messi është protagonist pa dyshim, ndërsa edhe lojtarët tjerë po festojnë së bashku me popullin në orët e mbrëmjes në vendin jug-amerikan.

/Shqip.com