Sport Ndërkombëtar

Argjentina me “artilerinë” e rëndë ndaj Arabisë Saudite, publikohen formacionet zyrtare

Argjentina do të nis sot rrugën drejt trofeut të saj të parë të Kupës së Botës që nga viti 1986 e që pritet të jetë mundësia e fundit që ylli Lionel Messi ta rrëmbejë trofeun e shumë kërkuar, shkruan Shqip.com.

Kundërshtari i parë në kuadër të Grupit C është Arabia Saudite dhe fitorja e Messit me shokë nuk pritet të jetë shumë e vështirë, së paku në letër.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 11:00.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Argjentina: Emiliano Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Paredes, Mac Allister; Messi, Lautaro Martinez, Di Maria.

Arabia Saudite: Al-Owais; Al-Breik, Al-Amri, Al-Bulaihi, Al-Shahrani; Kanno, Al-Malki; Al-Shehri, Al-Faraj, Salem Al-Daësari; Al-Buraikan.

/Shqip.com