Sport Ndërkombëtar

Argjentina e përfundon në epërsi pjesën e parë me golin e realizuar nga Messi

Argjentina e nis rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror me duelin ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C, shkruan Shqip.com.

Argjentina ka kaluar në avantazh prej 1:0 m golin e realizuar nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 9-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Ndeshja ka filluar në ora 11:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Argjentinasit do të synojnë të marrin pikët e plota në këtë duel që cilësohen si favoritë në letër, për të lehtësuar më tej kalimin e fazës së grupeve.

Në anën tjetër, Arabia Saudite që cilësohet si autsajderer e grupit, do të tentojë të bëjë mrekullinë.

/Shqip.com