Ardi Shala – “Ylli i Javës” në Superligë
Publikuar:
(02.11.2021 17:19:05)

Ardi Shala është shpallur “Ylli i Javës” në xhiron e 12-të, në Superligën e Kosovës në futboll.
Mesfushori i Ulpianës, i dhuroi skuadrës së tij pikët e plota ndaj Ballkanit, me golin e shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Shqip.com.
Shala, fillimisht shënoi autgol, në pjesën e parë, kurse në fund të takimit e përmirsoi gabimin duke tundur rrjetën e kundërshtarëve.
Për futbollistin në fjalë, kjo ishte hera e parë këtë sezonë që e fiton këtë çmim.

Me këtë fitore, Ulpiana është larguar nga zona e rrezikshmërisë, ndërsa tashmë gjendet në vendin e shtatë.
Në 13 ndeshje të zhvilluara, ata kanë tre fitore, katër barazime dhe pesë humbje./Shqip.com
