Arben Taravari në panik, fton Kongres paralel sot për nesër
Publikuar:
(15.02.2024 22:33:06)

Kryetari i shkarkuar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari njëherazi kandidat për president i Bilall Kasamit ka marrë një vendim të papritur dhe skandaloz.
I gjendur në panik për Kongresin e thirrur më 18 Shkurt nga strukturat e partisë, ai ka nxituar që duke shkelur statutin e partisë të thërrasë një Kongres paralel sot për ditën e nesërme, pra më 16 Shkurt.
Taravari duket qartë që është i trishtuar.
Këtë trishtim ai e manifestoi edhe gjatë konferencës me gazetarët sot kur promovoi veten si kandidat për president dhe shpalli Bilall Kasamin bartës të listës së deputetëve në zonën zgjedhore nr.6.
Dhe madje këtë e argumentoi me domosdoshmërinë për të bërë ndryshim sipas tij.
/Shqip.com