Rozë

Arbana i uron suksese ekipit të BBV3, Eduarti hedh kunja

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka bërë një reagim në prag të nisjes së edicionit të ri të formatit më të ndjekur “Big Brother Vip Albania 3”, e që këtë vit ndryshe si zakonisht, do të jetë nën drejtimin e Ledion Liços.

Ajo ka ndarë disa foto me bashkëpunëtorët në dy edicionet e para të këtij formati, duke i uruar suksese atyre dhe mikut të saj të vjetër, Ledionit.

Më tej, Arbana shpreh falënderim për të ndjerin Dritan Hoxha, për besimin që pati te ajo, duke falënderuar dhe dy vajzat e tij Lorin e Sarën.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur  fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite më rradhë. Përjetë falënderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim të unë nuk kishte askush dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite t ‘gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhë duke bërë bashkë gjithë familjen. Shumë suksese sonte mikut tim të vjetër Ledion Lico dhe gocave te mia Lorina Mixha, Kristina Mere,  

Petrina Gorica, you’ll do great, as always! E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vlerësimin dhe dashamirësinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”, ka shkruar ajo.

Por, Eduart Grishaj nuk mund të linte pa hedhur kunja në drejtim të BBV3.

Regjisori që kishte nën përgjegjësi dy edicionet e kaluara, ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushime në Itali së bashku me bashkëshorten e tij Arbana Osmanin dhe prej andej uroi stafin e ri për mbrëmjen e sotme.

“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën në autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”, ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së Big Brother në edicionin e kaluar.

/Shqip.com