Sport Ndërkombëtar

Araujo operohet me sukses

Ronald Araujo

Ronald Araujo është opreuar me sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur – FC Barcelona përmes një postimi në Tëitter.

“Ronald Araujo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes për heqjen e tendinit të zgjatur të tij të djathtë. Operacioni u krye nga Dr. Lasse Lempainen nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Club në Turku, Finlandë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij” – shkruhet në këtë njoftim.

Qendërmbrojtësi uruguain u lëndua gjatë një miqësore me kombëtaren dhe sipas informacioneve jo-zyrtare ai do të jetë jashtë fushave të gjelbra dy deri në tre muaj.

Mungesa e tij do të jetë një hendikep edhe në nivel ekipi – sepse konsiderohet një nga futbollistët kryesorë të skuadrës katalunase.

Ai do t’i mungojë Barçës – në ndeshje tejet të rëndësishme si ato kundër Interit, si dhe në “El Clasico”.

23 vjeçari është startues i padiskutueshëm në repartin defanziv të Barçës, teksa në këtë sezon është paraqitur në shtatë ndeshje – në të gjitha garat.

Opsione tjera në pozicionin e tij te Barça mbesin – Pique, Garcia dhe Christensen, teksa te Uruguai janë Godin dhe Jimenez./Shqip.com