Sport Ndërkombëtar

Arabia Saudite ndryshon ligjet e martesës për shkak të Ronaldos dhe Georginas

Ylli portugez ditë më parë iu bashkua klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr. Megjithatë, disa probleme u shfaqen që në start të jetës së re të Ronaldos në këtë shtet, por jashtë fushës së lojës.

Sipas ligjeve në Arabinë Saudite, nuk lejohet bashkëjetesa mes dy personave të cilët nuk janë të martuar. Dhe, Ronaldo me partneren e tij, Georgina Rodriguez, nuk kanë vënë kurorë edhe pse kanë krijuar familje së bashku.

Por, bazuar në raportimet e “EFE”, tani ka sinjale pozitive në këtë drejtim. Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve, Arabia Saudite është e vendosur të ndryshojë ligjet e martesës për të lejuar çiftin të jetojnë me njëri-tjetrin.

/Shqip.com