Apple Watch edhe për fëmijët

Apple po synon që të zgjeroj shitjen e orëve të mençura edhe tek fëmijët.
Me këtë orë, do tu mundësohet prindërve që të sigurohen se ku janë fëmijët e tyre.
Përveç kësaj, kjo orë nuk do të ketë nevojë të jetë e lidhur gjithnjë me iPhone, sikur që ndodh me orët Apple Watch.
Lidhja e tyre do të bëhet përmes GPS ose GPS dhe të dhëna celulare, ndaj është e nevojshme të aktivizohet edhe eSIM.
Si masë tjetër, Apple u ka lënë mundësinë prindërve që të vendosin masa kufizuese në faqet e internetit dhe mos lejimi i aksesit në rrjetet sociale.
Për më tepër, ora do të mund të mos punoj në periudhën sa fëmija do të jetë në orët e mësimit, si një mundësi e mirë që të mos lejohet që ata të mos shpërqendrohen nga mësimi.
Aktivizimi i këtij modaliteti do të bëhet nga distanca përmes telefonit iPhone-s të prindit.
/Shqip.com