Apple njofton një eveniment surprizë produktesh në fund të muajit

Apple po përgatitet për një eveniment tjetër lançimi produktesh dhe kompania ka filluar të dërgojë ftesa për datën 30 Tetor.
Evenimenti quhet “Shpejtësi e Frikshme” dhe do të transmetohet live në YouTube dhe Apple.com mbrëmjen e së Hënës.
Pjesë e ftesës është një logo Apple që transformohet në ikonën e Finder duke sugjeruar se kompjuterë Mac po vinë.
Në fillim të javës Mark Gurman nga Bloomberg raportoi se Apple është duke u përgatitur për një lançim surprizë produktesh.
Spekulimet sugjerojnë për një rifreskim të iMac 24-inç dhe një MacBook Pro të ri.
Gurman raportonte se inventari i MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç kishte filluar të boshatisej duke sugjeruar lançimin e modeleve të reja.
Kompjuterët e rinj pritet të vinë me procesorin Apple M3 duke sjellë më shumë performancë dhe efikasitet, diçka që vetë ftesa lë të kuptohet.
Ky eveniment vjen pasi Apple prezantoi modelet e reja iPhone 15 muajin e kaluar. /PCWorld Albanian
/Shqip.com