Art Jetese

Antibiotikët natyralë që shkatërrojnë infeksionet pa efekte anësore

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin shumë reagime inflamatore në të njëjtën kohë.

I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut.

Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga antibiotikët më të fuqishëm natyralë

Uthulla e mollës

Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun.

Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm.

Hudhra

Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që mbron bakteret e mira.

Ajo është e suksesshme kundër virozave, mykut dhe parazitëve.

Nëse e përdorni rregullisht, edhe në sasi të vogla, hudhra mund të kurojë shumë sëmundje si myku, infeksionet, diareja kronike, sinoziti, herpesi, hipertensioni, të ftohurën, kolesterolin, dhimbjet e dhëmbit, sëmundjet e zemrës etj.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është përdorur me sukses kundër të ftohurës, por konsumi i tij rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen.

Falë djersës, trupi çliron një lëndë që shkatërron mikrobet.

Frutat dhe perimet me vitaminë C 

Kjo vitaminë stimulon sistemin imunitar dhe parandalon disa sëmundje.

Vitamina C ka aftësinë të trajtojë infeksionet bakteriale dhe virozat.

Kanella

Vajrat esencialë të kanellës janë të mrekullueshme kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve.

Kanella përmirëson tretjen dhe është e mrekullueshme për shëndetin e lëkurës dhe dhëmbëve.