Sport Ndërkombëtar

Anglia – Uellsi, grushte para ndeshjes (VIDEO)

Anglia do të luajë ndeshjen e fundit në grup përballë Uellsit, një derbi britanik mjaft interesant, pasi të dy skuadrat kanë shanset e tyre për t’u kualifikuar, ndonëse anglezët janë në pozitë dukshëm më të mirë.

Barazimi i Anglisë ndaj SHBA-ve ka lënë shije të hidhur te uellsianët, pasi u pa si një favor që të besuarit e Southgate u bënë amerikanëve, ndaj derbi britanik nisi që mbrëmjen e djeshme në një bar në Tenerife të Spanjës.

Anglezë e uellsianë që ishin mbledhur për të ndjekur sfidën e Botërorit, pasi konsumuan sasinë e birrave të zakonshme, në fund të ndeshjes u përleshën me grushte e karrige, duke krijuar një kaos të vërtetë në bar e në rrugë.

/Shqip.com