Sport Ndërkombëtar

Anglia kalon në epërsi ndaj Iranit me gol të bukur

Anglia dhe Irani do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Anglezët kanë kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Bellingham në minutën e 35-të.

Ai shënoi gol të bukur me kokë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, me fillim nga ora 14:00.

Ky duel është i vlefshëm për Grupin B në ‘Katar 2022’ dhe dy skuadrat kërkojnë ta nisin mbarë Kupën e Botës.

‘Tre Luanët’ janë favoritë për ta fituar duelin dhe synojnë të marrin tre pikët, ndërsa Irani kërkon të shkaktojë befasinë e parë.

/Shqip.com