Sport Ndërkombëtar

Anglia e nis për mrekulli Kupën e Botës, i shënon gjashtë gola Iranit   

Anglia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën e Botës duke e mundur në ndeshjen e parë Iranin më rezultat 6:2, shkruan Shqip.com.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Khalifa International”, anglezët u treguan të pamëshirshëm ndaj iranianëve.

Saka (2), Bellingham, Sterling Rashford dhe Greallish shënuan për “Tre Luanët” kurse Taremi (2) realizoi për Iranin.

Ky duel është i vlefshëm për Grupin B në ‘Katar 2022’.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi.

‘Tre Luanët’ janë favoritë për ta fituar duelin dhe synojnë të marrin tre pikët, ndërsa Irani kërkon të shkaktojë befasinë e parë.

/Shqip.com