Sport Ndërkombëtar

Angli – ShBA, ndeshja nis me këto përbërje

Kombëtarja e Anglisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen sonte me fillim nga ora 20:00.

Pritet të jetë një ndeshje interesante, me ‘Tre Luanët’ që janë favoritë “në letër”.

Anglezët fituan me spektakël ndeshjen e parë në grupe, duke mposhtur Iranin me rezultat 6-2.

Në anën tjetër SHBA-të edhe pse ishin në epërsi u desh të kënaqen me barazim ndaj Uellsit (1-1).

Formacionet zyrtare

Anglia: Pickford, Trippier, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Bellingham, Mount, Saka, Sterling, Kane.

ShBA: Turner, Dest, Zimmerman, Ream, Robinson, McKennie, Adams, Musah, Weah, Wright, Pulisic.

/Shqip.com