Sport Ndërkombëtar

Ancelotti mund të rikthehet në Itali

Trajneri Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Itali.

Strategu që aktualisht drejton Real Madridin, sipas medieve italiane, është opsion për të marrë ‘timonin’ e AS Romës për sezonin e ardhshëm.

Roma aktualisht drejtohet nga Jose Mourinho, i cili mund të largohet në fund të edicionit.

Ancelotti në fund të këtij kampionati duket se do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Tekniku italian mund të marrë drejtimin e ‘romakëve’ në rast së Jose Mourinho do të largohet nga kryeqyteti italian.

/Shqip.com