Sport Ndërkombëtar

Analisti nga Kosova, Krasniqi i bashkohet skuadrës kroate Osijek

Analisti nga Kosova, Robin Krasniqi do të jetë pjesë e skuadrës kroate Osijek.

Analisti, i cili më herët ka qenë pjesë e kampit të Real Madridit në Kosovë do të jetë pjesë e skuadrës së parë me kërkesën e trajnerit të kësaj skuadre, Rene Poms, sipas mediave kroate.

Ai deri më tani ka punuar si skaut/analist për Oxford United dhe ka punuar edhe në organizimin e kampeve të futbollit të Real Madridit në Kosovë.

Krasniqi është vetëm një nga disa ndryshimet që kanë ndodhur në klub.

23-vjeçari zëvendësoi Nina Bulës te klubi.

Ai ka studiuar në Londër, duke qenë student në Kampusin Universitar të Futbollit në stadiumin Wembley./Shqip.com