Sport Shqiptar

Amir Rrahmani në ‘ekipin ideal’ në Serie A

Amir Rrahmani

Forma e tij ishte jetike në sezonin që lamë pas.

Kosovari kapi majat e karrierës si kurrë më parë, nën urdhërat e Luciano Spalletti-t te Napoli.

Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin më të mirë të Serie A-së.

Amir Rrahmani, Kombëtarja e Kosovës

Në listën e bërë nga ‘CIES’, që është organizatë e specializuar në statistika dhe vlerësime në futboll.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, formon tandemin e ‘zemrës’ së mbrojtjes së bashku me Fikayo Tomorin e Milan.

Lista nga 11-shet më të mirë në Serie A nga CIES

Nga ‘Rossoneri’ është edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez, kurse në të djathtin Juan Cuadrado i Juventus.

Gradian mes shtyllave është përzgjedhur Mike Maignan po ashtu nga Milan.

Për mesfushë, më të mirët sipas CIES janë treshja e nënkampionit Inter, me Marcelo Brozovic, Nicolo Barella dhe Ivan Perisici-n.

Inter dhe Milan

Për ta kryer punën para golit është serbi Dusan Vlahovic, me ish-bashkëlojtarin e tij te Fiorentina, Nico Gonzalez në Krahun e djathtë.

Teksa portugezi Rafael Leao i kampionëve të elitës së futbollit italian mbyll 11-shen më të mirë për këtë edicion. /Shqip.com