Sport Shqiptar

Amir Rrahmani me super vlerësim nga trajneri i njohur

Tajneri më i suksesshëm i historisë së Kombëtares së Shqipërisë, Giani de Biasi, nën drejtimin e të cilit kuqezinjtë e siguruan pjesëmarrjen në Evropianin e vitit 2016, ka folur gjatë për “Tuttomercatoweb”, ku ndër të tjera ka folur edhe për Napolin e veçanërisht për Amir Rrahmanin, që e nisi te Partizani dhe tashmë është një prej liderëve të Napolit.

“Mendoj se ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, edhe në nivelin fizik. Para disa sezonesh luante në një kampionat të vogël, te Partizani i Tiranës në Shqipëri dhe bëri një udhëtim të rëndësishëm përpara se të mbërrinte te Napoli”, ka thënë ish-trajneri kuqezi.

“Ai kaloi fillimisht në Kroaci dhe më pas erdhi në Itali te Verona. Ishte shumë i zoti për t’u ambientuar dhe në vende të ndryshme dhe kjo ndodh falë cilësive të mëdha të tij”, ka shtuar Giani de Biasi.

/Shqip.com