Lajme Ballkan

Ambasadori i SHBA-së në Serbi kërkon marrëveshje me njohje reciproke

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey ka kërkuar që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të përfundoj me njohje reciproke.

Ai tha përparimi i qëndrueshëm i dialogut Kosovë-Serbi varet nga dëshira e liderëve të të dy shteteve.

“Washingtoni vazhdon të bëjë gjithçka që mundet për ta inkurajuar dhe mbështetur normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njohjen përfundimtare reciproke”, tha Godfrey në një intervistë për mediumin serb, Blic.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill

Duke folur për paralajmërimet për “listën e zezë” e cila mund të zgjerohet shumë shpejt, Godfrey thekson se SHBA-të e shohin korrupsionin si kërcënim kritik për paqen dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe se sanksionet kundër kompanive dhe individëve të korruptuar.

Ai u pyet edhe për për ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Godfrey tha se Hill është një nga diplomatët më të suksesshëm amerikanë dhe se emërimi i tij është një “mesazh” për Beogradin./Shqip.com