Sport Shqiptar

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohd, bëhet për një ditë “trajner” i KFV Prishtina

Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohd, e ka vizituar Klubin e Futbollit të Femrave KFV Prishtina, shkruan Shqip.com.

Këtë fundjavë ai përveshi mëngët dhe me fanellën e brenduar të klubit asistoni  në rolin e trajnerit.

“Rohn është mbështetës i vajzave në futboll në të gjitha misionet e tij kudo që shërben si Ambasador. Vajzat tona janë yje futbolli dhe si të tilla meritojnë mbështetjen në çdo hap të karrierës së tyre profesionale. Ne jemi të dedikuar që këtë rrugëtim ta bëjmë më të lehtë dhe ato të fokusohen vetëm në zhvillim e të korrin suksese. Ambasadori Rohde e kaloi një ditë në stërvitje duke ndarë me ekipin njohuritë dhe pasionin e tij për futbollin. Të gjithë u lodhëm pak por golat e shënuar nga të dyja ekipet janë kënaqësia që e mundin çdo sfidë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

KFV Prishtina është një ndër kubet më të organizuara sa i përket futbollit të femrave në vendin tonë.

/Shqip.com